29 Maj 2023

MASHTI organizon konferencën e parë kombëtare të vajzave dhe grave në STEM

Prishtinë, 24 prill - Nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) organizon konferencën e parë kombëtare të vajzave dhe grave në STEM.    

Konferenca do të mbledhë të gjithë akterët përkatës që punojnë në përmirësimin e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), duke kontribuar në zhvillimin e tyre profesional dhe akademik.

Konferenca STEM do të jetësojë premtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e konferencës vjetore për vajzat/gratë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Gjithashtu kjo konferencë do të mundësojë rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

Këta mekanizma i shtohen mbështetjes financiare për vajzat/gratë në STEM që tashmë po zbatohet si politikë e re e Qeverisë së Kosovës që dy vite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)