04 Qershor 2023

Masa të forta ndaj aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat

San Francisko, 13 korrik - Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro tha se ai mendon që Presidenti Donald Trump do të veprojë me vendosmëri kundër aplikacioneve TikTok dhe WeChat, mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Presidenti Trump javën e kaluar tha se ai po mendon të ndalë aplikacionin popullor TikTok, si një mënyrë për të ndëshkuar Kinën mbi pandeminë e koronavirusit.

Në një intervistë për Fox News, Navarro tha se "ajo që duhet të kuptojë populli amerikan është se të gjitha të dhënat që hyjnë në ato aplikacione, me të cilët fëmijët argëtohen aq shumë... shkojnë drejt dhe tek serverat në Kinë, pikërisht tek ushtria kineze, Partia Komuniste Kineze”.

Ai tha se këto aplikacione mund të përdoren për të vjedhur pronësinë intelektuale. "Pra, prisni masa të forta për këtë" nga Presidenti Trump, paralajmëroi Navarro.

Aplikacioni për shpërndarjen e videove, TikTok, i cili po rritet me shpejtësi, i përket grupit kinez ByteDance dhe ka gati një miliard përdorues në të gjithë botën.

TikTok ka kërkuar të distancohet nga pronarët e saj kinezë, duke vënë në dukje se ka një drejtor ekzekutiv amerikan dhe në mënyrë të vazhdueshme mohon pretendimet se i ndan të dhënat me Pekinin.

WeChat, në pronësi të Tencent, është aplikacioni kryesor i mesazheve në Kinë me më shumë se një miliard përdorues.

Navarro akuzoi gjithashtu shefin e ri të TikTok, Kevin Mayer, ish-kreun e platformave dixhitale të kompanisë Disney, se ishte një kukull amerikane.

Të premten, kompania Amazon tha se gabimisht u dërgoi punonjësve një email ku u kërkohej të hiqnin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Një zëdhënës i kompanisë Amazon më vonë i tha agjensisë franceze të lajmeve AFP se "nuk ka asnjë ndryshim në politikat tona në këtë moment në lidhje me TikTok-un".

Ekipeve të fushatës elektorale demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara u është kërkuar që të shmangin përdorimin e TikTok-ut në pajisjet personale dhe, nëse kjo ndodh, ta mbajnë atë në një telefon që nuk përdoret për punë.

Firma hulumtuese eMarketer vlerëson se TikTok ka më shumë se 52 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara, dhe se ka fituar rreth 12 milionë të tillë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. TikTok-u është veçanërisht popullor mes përdoruesve në moshë të re të telefonave inteligjentë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)