29 Maj 2023

LinkedIn mbyll 716 pozita pune

New York, 10 maj - LinkedIn është një platformë e mediave sociale e fokusuar tek biznesi dhe punësimi që funksionon përmes faqeve të internetit dhe aplikacioneve celulare.

Së fundmi, platforma ka bërë shkarkime nga puna, duke mbyllur kështu 716 pozicione pune prej 20 mijë punëtorëve gjithsej.

Ryan Roslansky, shefi ekzekutiv i platformës në pronësi të Microsoft, njoftoi në një letër drejtuar stafit se 716 pozicione pune do të hiqen si pjesë e ndryshimeve që synojnë t’i përgjigjen kushteve ekonomike dhe ta bëjnë biznesin më produktiv.

“Me tregun dhe kërkesën e klientëve që luhaten më shumë dhe për t’i shërbyer më efektivisht tregjeve në zhvillim dhe rritje, ne po zgjerojmë përdorimin e shitësve."

"Ne po heqim gjithashtu shtresat, duke reduktuar rolet e menaxhimit dhe duke zgjeruar përgjegjësitë për të marrë vendime më shpejt”.-tha Ryan.

LinkedIn ka rreth 20,000 punonjës në mbarë botën. LinkedIn gjithashtu njoftoi se do të mbyllë aplikacionin InCareer me bazë në Kinë nga 9 gushti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)