Kina, Facebook-u po shkakton trazira politike
Pekin, 10 korrik - Një shoqatë e mbështetur nga qeveria kineze ka akuzuar SHBA-të dhe qeveritë e tjera perëndimore se po përdorin rrjetet sociale si Facebook-u që të shkaktojnë trazira politike dhe bëri thirrje për rritjen e vëzhgimit të këtyre faqeve.
Ndërsa përdoruesit kinezë të internetit shënojnë 400 milionë, qeveria komuniste është duke u bërë më e ndjeshme ndaj faqeve që rrezikojnë pushtetin e saj.
Edhe pse Pekini ka një sistem të gjerë monitorimi dhe çensure për të bllokuar materialet të rrezikshme, interneti është bërë media më popullore në një vend ku mediat tradicionale kontrollohen rreptësisht nga shteti.