Interneti deri në 2014 do të rritet katër herë
Paris, 17 korrik - Internet qarkullimi global deri në vitin 2014 do të shënojë rritje për të paktën katër herë edhe atë në më shumë se 3/4 zetabajtë që është për 10 herë më shumë nga sasia e web qarkullimit të përgjithshëm në vitin 2008, treguan rezultatet nga hulumtimi që e publikoi kompania informatike amerikane Cisco.
Internet qarkullimi, siç tregoi hulumtimi në Evropën Qendrore dhe Lindore deri në vitin 2014 do të arrijë 2,5 heksabajtë në muaj, që është e barabartë me sasinë prej 514 milionë DVD disqeve.
Hulumtimi ka treguar se edhe në rritjen e ueb qarkullimit edhe më tej do të dominojnë video përmbajtjet, ndërsa në tre vitet e ardhshme përmbledhja e të gjithë video-formateve-TV, video kërkime, Internet video dhe P2P rrjetet, do të vazhdojë të kapërcejë 91 për qind nga qarkullimi shfrytëzues global.