ICK dhe UN Women në ndihmë 150 grave me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 2 mars - Marrëveshja e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu dhe Udhëheqësja e Zyres së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi-Nushi, parasheh ofrimin e mundësive për aftësim online të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara, gjatë periudhës së pandemisë.
Gjatë muajit Mars 2021, në bashkëpunim me zyren e Handikos, 150 pajisje (lap top dhe PC) do të dorëzohen individualisht tek secila përfituese, ndërsa një grup prej 25 vullnetarësh do të asistojë gratë dhe vajzat gjatë gjithë procesit të trajnimeve online.
Përveq trajnimeve online, grave dhe vajzave përfituese të projektit, do tu ofrohet mundësi e promovimit të ideve të biznesit, tregimeve të suksesit dhe debate televizive në lidhje me gjendjen dhe ndërlidhjen me tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara.