Huawei do të ndërtojë hotelin e parë inteligjent në botë
Shenzhen, 18 prill - Gjiganti kinez i telekomunikacionit "Huawei" ka nënshkruar një marrëveshje me "InterContinental" dhe "China Telecom" për ndërtimin e hotelit të parë inteligjent 5G në botë në Shenzhen.
Rrjeti 5G do të mundësojë më shumë aplikime VR në të ardhmen, pa kushtuar shumë në përmirësimin e harduerit.
Chipi i ri 5G ishte në fuqi të plotë në Samitin e Huawei "Global Analyst" të martën në Shenzhen, ku zv.kryetari Ken Hu tha se 5G-ja është duke u vendosur më shpejt se parashikimi.
"Pra, në Huawei, ne parashikojmë që deri në vitin 2025, do të vendosen 6.5 milionë pika bazë dhe numri i përdoruesve në mbarë botën do të arrijë 2.8 miliardë, duke zënë 58% të popullsisë botërore".
Pavarësisht kufizimeve të vendosura nga ShBA-ja, kompania ka nënshkruar 40 kontrata tregtare 5G me gjasa për rritje dyshifrore këtë vit.