Google ndryshon motorin e kërkimit falë inteligjencës artificiale
New York, 3 nëntor - Motori i kërkimit të Google do të bëjë një ndryshim të madh falë inteligjencës artificiale.
Google ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës testimin e softuerit Bidirectional Encoder Representations from Transformers (BERT), i cili do të jetë në gjendje të analizojë një fjalë në lidhje me të gjitha fjalët e tjera të pranishme në një fjali, në mënyrë që të ketë një kuptim më të madh të kontekstit në të cilin shqipërohet.
“Në thelb, «BERT» do të interpretojë kërkimet e përdoruesve në një mënyrë më pak të mirëfilltë duke favorizuar kuptimin e përgjithshëm të një fjalie”, theksojnë zhvilluesit e softuerit.
Sistemi i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm në anglisht dhe vetëm në SHBA.
“Ky është hapi më i madh në pesë vitet e fundit dhe një nga më historikët në fushën e kërkimit”, deklaroi në një postim Pandu Nayak, nënkryetar i “Google Search”.