03 Dhjetor 2024

Google lanson rrjetin e vet për shoqërim Buzz

SHBA, 11 shkurt - Google ka lansuar rrjetin e ri për shoqërim Buzz, i cili u mundëson përdoruesve të përditësojnë, ndajnë përmbajtjet dhe të shkruajnë komente në publikimet e miqve të tyre. Buzz kështu është bërë pandan i Facebookut, i cili aktualisht ka rreth 400 milionë përdorues të regjistruar.

Qëllimi i këtij rrjeti për shoqërim është që të tentoj të mbledh përdoruesit e Gmail, të cilët aktualisht janë rreth 170 milionë, por edhe njerëzit tjerë në mbarë botën.

\"Buzz është ndryshe dhe ka shumë përmbajtje interesante. Është praktik për përdorim me anë të celularit. Megjithatë, shtrohet pyetja nëse ai do të jetë tërheqës për përdoruesit e rrjeteve tjera të shoqërimit, siç janë Twitter apo Facebook\", ka thënë për BBC, eksperti i teknologjisë Rory Cellan-Jones.

Buzz është i integruar drejtpërdrejt në Gmail. Përdoruesit do të mund të publikojnë përmbajte private dhe publike dhe përditësime, të emëruara si \"buzz\" si dhe të shkarkojnë përmbajtje nga faqet tjera, siç janë Twitter, Flickr e YouTube.

Porositë në Buzz automatikisht kategorizohen si private në arkën e porosive të Gmail, si dhe përditësimet tyre në mënyrë automatike shtohen në faqen e profilit të përdoruesve.

Në Buzz janë integruar elemente të Twitter, siç është mundësia e “ndjekjes” së njerëzve me të cilët ndahet përmbajtja e njëjtë, dhe sikur në Facebook njerëzit mund të shprehen nëse ndonjë gjë u pëlqen apo jo.

Është integruar edhe platforma për celularë, respektivisht mund të përdoret edhe aplikacioni mobil i Buzz i cili punon në parimin e sistemit operativ Android.

Përditësimet publike do të shtohen në direktoriumin e biznesit Google Places, ku do të mund të kërkohen restorante, teatro dhe përmbajtje tjera të ngjashme.

Në vitin 2004 Google kishte lansuar rrjetin për shoqërim online Orkut, i cili ishte jashtëzakonisht i popullarizuar në Brazil dhe Indi. Megjithatë, ky rrjet nuk ka mundur të mbijetojë në pjesët tjera të botës për shkak të kërkesës së madhe për rrjetin Facebook i cili ishte lansuar po të njëjtin vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)