Google dhe Kina zgjasin kontratën
Pekin, 12 korrik - Kompania virtuale Google dhe qeveria e Kinës kanë arritur një marrëveshje duke i dhënë fund kontradiktave të muajve të fundit.
Nuk dihet ende nëse Google ka arritur ti bëjë ballë kushteve të Pekinit apo qeveria komuniste ka bërë hapa pas, por gjithsesi motori i kërkimit siguron se nuk do largohet nga Kina, duke qetësuar përdoruesit e internetit.
Jemi shumë të kënaqur që qeveria ka zgjatur licencën tonë dhe jemi shumë të kënaqur që mund tu shërbejmë klientëve tanë në Kinë, shprehet përfaqësuesi ligjor i kompanisë, David Drummond. Google ishte e detyruar ti nënshtrohej censurës së qeverisë kineze, e cila nuk lejonte hapjen e shumë faqeve të ndaluara. Disa nga fjalët e koduara ishin Tienanmen, Free Tibet e shumë të tjera.