22 Dhjetor 2024

Fast Europe Ventures përfaqëson UpCode në Kosovë

Prishtinë, 25 shkurt - Fast Europe Ventures u be përfaqësues i UpCode teknologjisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, pas arritjes se marrëveshjes për partneritet me UPC Consulting, kompani finlandeze e bazuar ne Vaasa, e cila zhvillon dhe barte teknologjinë e programeve UpCode.

Me këtë marreveshje Fast Europe Ventures do ti ndihmoj bizneseve, kompanive reklamuese, agjensive qeveritare dhe institucioneve te ndryshme të fillojnë kampanjat e quajtura ”2D bar code” formë kjo e re e mënyres së reklamimit bashkohor.

"Marrëveshja është pjesë e strategjisë sonë të vazhduar për të rritur/optimizuar adaptimin e lehtë te konsumatorëve në përdorimin e telefonave mobil si mjet për qasje në pagesa dhe marrje te informatës më lehte dhe më shpejt. Tani me ofrimin e një produkti të ri që funksionon përmes skenimit të “bar kodeve 2D” mundësuar nga UpCode edhe rajoni i Ballkanit do të ketë mundësi të përcjell trendet e fundit të teknologjisë bashkohore" deklaroi Kushtrim Xhakli, kryeshefi ekzekutiv i Fast Europe Ventures.

Strategjia jone është gjithashtu që përmes produkteve të ofruara ta integrojmë konsumatorin nëpërmjet teknologjise 2D Code dhe të revolucionalizojmë tutje përdorimin e celularit

UpCode operon rregullisht në shumë shtete te botës me shërbime te ndryshme: Duke skenuar bar-codin, shërbimi ofron informata shtesë për produktet e plasuara ne treg, sistem të informimit per trafikun urban, hartat e qytetit, orarin e nisjeve, si dhe shumë sherbime qe lidhen direkt me konsumatoret. Ajo cfar duhet të bëjnë abonentët e telefonisë mobile është ta skenojne bar-codin me anë të kamerës ne celularin e tyre dhe t'i qasen të dhënave të shpejta.

Deri me tani teknologjia UpCode ka fituar çmimet:
GSMA/Mobile Monday Peer Award 2007
Carlifornia/USA Mobile Rules Best Mobile Enterprise Solution 2008
European Regional Champion 2008

Meqë profili për 2D bar code është i ri, në të shumtën e rasteve aplikacioni që mundëson skenimin e bar-codeve nuk është i para-instaluar në celular, dhe të gjithë konsumatorët të cilët dëshirojne ta funksionalizojne aplikacionin 2D bar code ne aparatin e tyre celular, informatat mund ti marrin ne faqen zyrtare të Fast Europe Ventures http://www.fasteurope.com/ dhe UpCode http://www.upcode.fi/

Fast Europe Ventures është duke punuar me operatorët celular që të stimulojnë këtë teknologji duke e dërguar tek konsumatorët një mesazh me linkun i cili u mundëson atyre falas te shkarkojnë aplikacionin dhe të fillojnë përdorimin e skanerit UpCode. Celularët e prodhuar në vitet e fundit posedojne aplikacionin skenues pasi qe 2D bar code është duke u standardizuar dhe përdoret ne tregun global.

Telefoni celular i cili është i pajisur me kamerë me rezolucion te qartë do të jetë ne gjendje të lexoj të gjitha tipet e bar code-ve, të vendosura në print, mediume vizive elektronike dhe ne reklamat e vendosura ne ambientet e jashtme te qytetit.

Teknologjia UpCode mund të përfshijë shumë funksione dhe të kombinoj interesat te shumëfishta. Kjo është mënyra më efektive për ti ofruar klientëve qasjen tuaj të shërbimeve dhe informacionit. Ndërkohe në tregjet tona vec ka filluar bashkëpunimi me kompanitë e marketingut, për fillimin e shërbimeve të tilla testuese.

Teknologjia UpCode mund të përdoret për: sektorët si logjistikë, edukim, pagesa, marketing, lojra, perdorim privat, përkthime, promocione, paketime, informata të integruara, sisteme intelegjente e deri tek transferi i parave. Në pergjithesi është një teknologji që mund të përfshije shumë funksione dhe të kombinoj interesat e shumëfishta, duke ofruar menyrën me efektive të bizneseve ndaj konsumatorëve.

Në përfundim, teknologjia 2D bar code është ende në rritje dhe jashtëzakonisht e nevojshme për reklamuesit, marketeret dhe bizneset që dëshirojnë në mënyre efektive të shtojnë interaksionet dhe të mundësojnë tërheqjen e konsumatorëve. Kur bizneset fillojnë të adoptojnë teknologjinë UpCode të përfaqesuar nga Fast Europe Ventures, pa dyshim shumica e konsumatoreve do të kenë njohuri të bollshme për bar kode dhe do të fillojnë perdorimin e tyre me shumë lehtësi.

Rreth Fast Europe Ventures
Fast Europe Ventures është kompani e telekomunikimit që specializon në pagesa nëpermes celularit dhe është ofruese e shërbimeve të avancuara për media, operatorë celularë, zhvilluesëve te aplikacioneve dhe marketerëve, në bashkëpunim me partnerët.
http://www.fasteurope.com

Rreth UpCode
UpCode është teknologji e integruar dhe interaktive duke ofruar lexues optik për telefonat mobil e bazuar në 2D dhe 1D bar code dhe njohje të informatës nëpërmes OCR teknologjisë. UpCode është prezente në shumë tregje botërore me zgjidhje profesionale dhe fituese e çmimeve për inovacion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)