Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike mban seminar shkencor
Prishtinë, 28 dhjetor - Në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës mbahet sot seminari i dytë shkencor.
Në hapjen e seminarit, të pranishmëve me fjalë përshëndetëse do të i drejtohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti dhe dekani i FIEK-ut, prof. asoc. dr. Isak Shabani.
Në kuadër të këtij seminari do të prezantojnë profesorë dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarët tanë në diasporë, si dhe profesorë e studentë nga FIEK-u.