Evropa po përgatit një mision për në Hënë në vitin 2017
Bruksel, 6 shkurt - Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), po përgatit një mision në Hënë në program gjatë viteve 2017-2018, që parashikon dërgimin e një automjeti automatik në Polin Jugor të Hënës, zona ku mendohet se ka ujë.
Lajmi u njoftua ditën e premte nga Simonetta Di Pippo, shefja e Drejtorisë së ESA-s për Fluturimin Njerëzor.
Lajmi vjen pak ditë pas deklaratës së presidentit amerikan Barak Obama, i cili hoqi dorë nga dërgimi i astronautëve amerikanë në Hënë deri në vitin 2020.