29 Maj 2023

Australia do të ndalojë TikTok-un në pajisjet zyrtare

Canberra, 4 prill - Qeveria australiane vendosi sot të ndalojë zyrtarët e saj që të përdorin aplikacionin kinez për ndarjen e videove TikTok në pajisjet e tyre.

Nëpërmjet një komunikate, Prokurori i Përgjithshëm Mark Dreyfus tha se ai ka autorizuar lëshimin e një udhëzimi të detyrueshëm për të ndaluar aplikacionin kinez në pajisjet e departamenteve dhe të agjencive të Komonuelthit.

“Pas marrjes së këshillave nga agjencitë e inteligjencës dhe sigurisë, sot autorizova sekretarin e Departamentit të Prokurorit të Përgjithshëm për të nxjerrë një udhëzim të detyrueshëm sipas Kornizës së Politikave të Sigurisë Mbrojtëse për të ndaluar aplikacionin TikTok në pajisjet e lëshuara nga departamentet dhe agjencitë e Komonuelthit”, tha Dreyfus.

"Udhëzimi do të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur," shtoi Dreyfus.

Prokurori i Përgjithshëm tha se përjashtimet do të jepen vetëm rast pas rasti dhe me masat e duhura të sigurisë.

Australia ishte vendi i fundit në "Five Eyes", një aleancë e inteligjencës që përfshin Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, MB-në dhe ShBA-në, që ndaloi zyrtarët e tyre të përdorin aplikacionin kinez në pajisjet e tyre profesionale.

Zyrtarët e TikTokut në Australi e quajtën vendimin "zhgënjyes".

"Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me këtë vendim. Sipas mendimit tonë, kjo është e nxitur nga politika dhe jo nga fakti," , theksoi menaxheri i përgjithshëm të TikTokut në Australi, Lee Hunter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)