Apple, probleme me modelin e ri iPhone 4
SHBA, 16 korrik - Apple ka nisur një fushatë mbrojtëse për ti bërë ballë problemeve me marrjen e sinjalit që ka aparati i ri i saj iPhone 4.
Kompania e Steve Jobs ka thirrur papritur një konferencë për ditën e nesërme, ku pritet të diskutohet problemi në fjalë, i denoncuar nga mijëra përdorues.
Në ditët e fundit, modeli i fundit i mollafonit ka marrë kritika të ashpra nga Consumer Reports, e njohur ndryshe si bibla e konsumatorëve amerikanë, pikërisht për problemet që kanë të bëjnë me antenën.
Kjo është bërë shkak që kompania të shqyrtojë hipotezën e tërheqjes së modelit, që do ti kushtonte 1.5 miliardë dollarë dhe që në bursë ka ndikuar tashmë në aksionet e saj.