31 Mars 2023

Apple prezanton iPhone 14

New York, 8 shtator - Kompania Apple prezantoi modelet e reja të iPhone 14, të aftë për të përdorur satelitët për të dërguar mesazhe urgjence dhe një orë Ultra të fokusuar në aventura për sporte si zhytja dhe triathlon.

"Siç mund ta shihni, iPhone 14 është më i madh dhe akoma më i madh është iPhone14+"

"Ne projektuam dhe ndërtuam komponentë të personalizuar dhe programe specifike në mënyrë që antenat e iPhone14 të mund të lidhen me frekuencat unike të satelitëve".

Gjatë prezantimit - Apple tha se veçoria e saj e re satelitore SOS do t'i ndihmojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe me përgjigjen e parë edhe nëse nuk ka shërbim celular.

“Ne krijuam një algoritëm të personalizuar të tekstit të shkurtër për të zvogëluar madhësinë mesatare të mesazheve. Falë këtij algoritmi, mund të duhen më pak se 15 sekonda për të dërguar një mesazh nëse keni një pamje të qartë të qiellit”.

Aksionet e kompanisë Globalstar u rritën me 20% të mërkurën pasi njoftoi se do të jetë operatori satelitor për shërbimin emergjent SOS të Apple-it.

IPhone 14 gjithashtu vjen edhe me një kamerë të përmirësuar.

Por a do të dynden përdoruesit drejt modeleve të reja përballë inflacionit në rritje? iPhone 14 ka një çmim fillestar prej 799 dollarëshe dhe iPhone Plus 899 dollarë.

Tre stile të reja orësh u zbuluan gjithashtu, duke përfshirë Apple Watch Ultra të nivelit të lartë, që synon sportet ekstreme dhe zhytjet në skuba, me një çmim fillestar prej 799 dollarë.

Ndërsa privatësia mund të jetë një problem për disa, Apple thotë se nuk ka aftësinë për të deshifruar të dhënat shëndetësore të përdoruesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për media. (MAShTI, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së,  ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)