Apple, gabimi me iPhone 4, ofron mbështjellës pa pagesë
SHBA, 19 korrik - Apple do tu ofrojë konsumatorëve të saj të iPhone 4 një mbështjellës pa pagesë i cili do të zgjidhë problemet me humbjen e sinjalit, që ka dëmtuar imazhin dhe aksionet.
Në kuadër të konferencës së saj të shumëpritur, Apple ka thënë se pronarët e iPhone 4 do të pranojnë një mbështjellës pa pagesë që do të parandalojë "kapjen e vdekjes", që ka shkaktuar humbjen e sinjaleve në mënyrë automatike kur mbahet celulari në një mënyrë të caktuar.
Konsumatorët gjithashu do të marrin një kompensim për blerjen, ka theksuar shefi ekzekutiv i Apple Steve Jobs në qendrën e Apple në Cupertino të Califronias. Jobs tha se rreth 67.000 apo 20% e konsumatorëve të kompanisë do të mbështeten.
Për konsumatorët e ardhshëm të iPhone 4, oferta për mbështjellës pa pageës do të zgjasë deri më 30 shtator, që në fakt lidhjet me momentin kur riparimet do të jetë gati.
Konsumatorët mund të aplikojnë në ueb faqen e Apple për një mbështjellës pa pagesë, duke filluar nga java e ardhshme.
Përdoruesit që janë të pakënaqur me iPhone 4 mund të kthejnë celularin dhe do të marrin një kompensim të plotë brenda 30 ditësh pas blerjes.
Në deklaratën e tij para mediave Jobs reagoi asgpër ndaj medieve duke shtuar se problemi është "fryrë' shumë, por theksoi se ai dhe punonjësit e Apple kanë punuar vazhdimisht rreth kësaj çështjeje. Për herë të parë problemi u 22 ditë pas daljes në shitje të iPhone.
"Ne nuk jemi të përkryer por po punojmë maksimalisht" tha Jobs. "Apple nuk ndihet e turpëruar për këtë".
Në ndërkohë, çështja nuk duket të ketë prekur shitjet e iPhone 4. Jobs tha se Apple ka shitur mbi 3 milion iPhone 4 që prej daljes në dyqane në mes të qershorit. Vetëm 1.7 për qind e këtyre pajisjeve apo mbi 50.000 janë kthyer, Me iPhone 3GS shkalla e kthimit ishte 6 për qind.
Problemi që ka shkaktuar tek Apple kaq shumë telashe është hapësira ndërlidhëse mes dy antenave të iPhone 4, që gjendet në pjesën e majtë të poshtme të celularit dhe kur bie në kontakt me lëkurën apo me material tjetër përcjellës elektrik paraqet efektin e reduktimit të dukshëm të fuqisë së sinjalit.
Efekti ishte aq i dukshëm sa që Consumer Reports gjatë kësaj jave refuzoi ta rekomandojë celularin, derisa Apple ta rregullojë pa pagesë këtë problem.
Megjithëse çështja prek vetëm një minoritet të përdoruesve të iPhone 4, Jobs tha se vetëm mbi 0.5 për qind e blerësve e kanë raportuar problemin tek Apple. Por Jobs tha se ky problem nuk është unik vetëm për iPhone.
Ai shfaqi një klip të YouTube me smartphone të ndryshëm që përjetojnë të njëjtin problem. "Është një sfidë për tërë industrinë" tha Jobs. "Celularët nuk janë të përkryer".
Ai përmendi celularë të HTC, RIM e Motorola, të cilët kanë të njëjtin problem kur kapen në një mënyrë të caktuar. "Nuk po them se nuk kemi faj. Por ne nuk e kemi kuptuar atë pse njerëzit nuk e dinë se celularët kanë dobësi".
Para se të mbahej konferenca Apple nuk pati pranuar problemet me harduer në iPhone 4. Pas raporteve rreth problemit me sinjalin, Apple paraqiti një letër të hapur në të cilën thoshte se është një defekt me softuerin.
Gjithashtu Apple ka paraqitur përditësimin softuerik për sistem operativ të saj IOS 4.0.1, që do të duhej të rregullojë këtë çështje apo më mirë thënë ta zbusë, por jo të evitojë problemin me humbjen e sinjalit.
Gjithashtu duhet theksuar se ky nuk është problemi i vetëm me iPhone 4, ka pasur edhe raporte me defektet në sensorin proximity dhe në vështirësitë në prodhimin e iPhone 4 në version të bardhë. Jobs tha se përditësimi i radhës së softuerit do të rregullojë çështjen e sensorit proximity.