29 Maj 2023

Amazon planifikon të shkurtojë 9000 vende të tjera pune

New York, 21 mars - Gjiganti i shitjes me pakicë në internet Amazon planifikon të shkurtojë 9000 vende të tjera pune, pasi kërkon të kursejë kostot.

Firma, e cila punëson 1.5 milionë njerëz në mbarë botën, tha se shkurtimet do të bien kryesisht në fushat duke përfshirë “cloud computing” dhe reklamat. Firma ka hequr tashmë 18,000 vende pune në janar.

Bosi Andy Jassy tha se ishte një vendim i vështirë, por do të ishte më mirë për kompaninë në planin afatgjatë.

 “Duke pasur parasysh ekonominë e pasigurt në të cilën jetojmë dhe pasigurinë që ekziston në të ardhmen e afërt, ne kemi zgjedhur të jemi më të efektshëm në kostot dhe numrin e personelit tonë”, tha Jassy.

Ashtu si shumë gjigantë të teknologjisë, Amazon pa një lulëzim të shitjeve gjatë pandemisë kur klientët ishin të mbërthyer në shtëpi.

Por kohët e fundit shitjet e tij janë ngadalësuar pasi konsumatorët shpenzojnë më pak për shkak të krizës së kostos së jetesës.

Një zonë tjetër që do të ketë shkurtime është Twitch, një platformë transmetimi live për përmbajtje duke përfshirë lojërat dhe muzikën.

Kjo vjen disa ditë pasi Emmett Shear njoftoi se do të largohej nga posti i shefit ekzekutiv të Twitch pas 16 vitesh në post.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)