25 Shkurt 2024

UEFA certifikon shqiptarin e parë në fushën e menaxhimit të futbollit

Nyon, 8 qershor - Në Nyon të Zvicrës, UEFA ka certifikuar Sedat Limanin në fushën e menaxhimit të fubollit.

Limani njëherit bëhet shqiptari i parë që merr një titull të tillë nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.

"Jam jashtëzakonisht i lumtur të ndaj me ju që zyrtarisht sapo kam përfunduar dhe jam çertifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit."

"Një shkollim i llojit të vetë dhe jam i nderuar të jam i pari shqiptar të përfundoj një shkollim të tillë me të cilin besoj shumë që do të vë në praktikë në të ardhmen në futbollin tonë", ka shkruar Limani në faceboook.

Sedat Limani premton se me përfundimin e këtij shkollimi dhe certefikimin e marr nga UEFA në të ardhmen këtë sukses do ta vë në praktike për të ardhmen e futbollit kosovarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)