22 Mars 2023

PSG largon Neymarin dhe Mesin për Erling Halandin

Paris, 13 mars - Paris Sent German iu dha një goditje e rëndë të mërkurën e javës së kaluar, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Bajern Munihu.

Sipas “La Razon”, në Paris ata kanë filluar të ngopen me lëndimet e Neymarit dhe paraqitjet e fundit të Messit.

Ata besojnë se largimet e mundshme të dy yjeve të PSG-së mund të jenë zgjidhja më e mirë për klubin, i cili po përgatit ndryshime të mëdha në verë.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG dëshiron të marrë Erling Haalandin, në përpjekjen e tyre për të krijuar një partneritet të frikshëm sulmues me Mbapen

PSG-ja do të ishte e interesuar të aktivizonte klauzolën e norvegjezit, e cila vlerësohet në 200 milionë euro dhe ata mund ta kompensojnë duke larguar Nejmarin dhe Mesin.

Kështu e bëri të ditur edhe Daniel Riolo në Radio Monte Carlo (RMC). Ndërkohë, “L’Equipe” ka raportuar se drejtori sportiv Luis Kampos ka vendosur në radarin e tij mesfushorin e Manchester Sitit, Bernardo Silva, sulmuesin e Napolit, Viktor Osimhen dhe sulmuesin e Benfikas, Gonzalo Ramos.

Nëse Haaland transferohet në Paris, Mesi ose Neymar në mënyrë të pashmangshme do të duhet të largohen pasi PSG-së do t’i duhet të ketë kujdes me “Fair Play-in Financiar”.

Sipas “Le Parisien”, paga e ekipit është afër 700 milionë euro dhe është më e larta në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)