29 Maj 2023

Policia interviston 4 persona për zhavatje në Federatën e Futbollit

Prishtinë, 4 prill -  Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kanë intervistuar katër persona nën dyshimet për zhvatje, respektivisht keqpërdorim në pasurin dhe interesat e FFK-së.

Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.

Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se katër personat e dyshuar, dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të  dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)