04 Qershor 2023

Në Katar hapet Kampionati Botëror i Futbollit

Doha, 20 nëntor - Kampionati Botëror i Futbollit u hap të dielën në Katar, hera e parë që ai zhvillohet në një vend të Lindjes së Mesme dhe më i shtrenjti në historinë e tij.

Vendi mysliman u përball në prag të Kampionatit me një sërë kritikash për trajtimin e punëtorëve migrantë, të drejtat e komunitetit LGBT dhe kufizimet sociale.

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani mbërriti në stadium së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, para një turme entuziaste dhe u ul së bashku me udhëheqës të tjerë arabë.

Princi i kurorës së Arabisë Saudite dhe presidentët e Egjiptit, Turqisë dhe Algjerisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ishin ndër udhëheqësit e pranishëm në një stadium në formë tende përpara ndeshjes së parë midis vendit organizator dhe Ekuadorit, që përfundoi 0-2 në favor të Ekuadorit.

Katari - i cili ka mohuar akuzat për abuzim të punëtorëve dhe diskriminim - dhe FIFA shpresojnë që vëmendja tani të kthehet në fushën e futbollit. Organizatorët kanë mohuar gjithashtu akuzat për rryshfete për të drejtat e organizimit.

Emiratet e Bashkuara Arabe, afrimi i të cilave me Dohën ka qenë më i ngadalshëm se ai i Riadit dhe Kajros, dërguan zëvendëspresidentin.

Për herë të parë, një fluturim komercial i drejtpërdrejtë nga Tel Avivi në Doha u ul në Katar të dielën, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare dypalëshe, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga FIFA për të transportuar palestinezët dhe izraelitët në Kampionat.

Të shtunën, Infantino i FIFA-s iu drejtua kritikëve evropianë të Katarit, duke thënë se angazhimi ishte mënyra e vetme për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)