30 Dhjetor 2024

Messi u bë lojtari i parë argjentinas që arrin 100 fitore me kombëtaren

Buenos Aires, 28 shtatir - Lionel Messi po kalon një formë fantastike si me Paris Saint-Germain po ashtu edhe me kombëtaren argjentinase.

Me fitoren e fundit kundër Jamaica, Messi u bë lojtari i parë argjentinas që arrin 100 fitore me kombëtaren. 35-vjeçari e nisi nga stoli ndeshjen përball Jamica, e cila u fitua me rezultatin 3-0, megjithatë sapo ai u aktivizua në pjesën e dytë, u shfaq menjëherë vendimtar me dy realizime.

Fillimisht në minutën e 87 dhe përsëri me një goditje të lirë në të 89, Argjentinasi po kalon një formë mjaft të mirë pak para fillimit të botërorit katar 2022.

Në tre ndeshjet e fundit me Argjentinën, Messi në total ka shënuar nëntë gola dhe shtatë herë fituesi i topit të artë është më gati se kurrë për të bërë një arritje tjetër të madhe me kombëtaren pas fitores së kupës së Amerikës në finale me Brazilin.

Deri në fillimin e kupës së botës, Lionel Messi do të luaj edhe 11 sfida të tjera me klubin e tij Paris Saint German në Ligue 1 dhe Champions League.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)