Hamza mbështet kampionin e Evropës në atletikë Muhamet Ramadani
Mitrovicë, 16 dhjetor - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, i cili ishte i shoqëruar nga talenti i atletikës nga Mitrovica, Muhamet Ramadani, si dhe trajnerët e klubit të atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani dhe Xhavit Tahiri.
Fillimisht kryetari Hamza, ka përgëzuar sportistin mitrovicas, kampion i Evropës në atletikë, Muhamet Ramadanin, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare për hedhje të gjylës, duke e uruar atë për suksese tjera edhe në të ardhmen në këtë disiplinë sportive.
Kryetari Bedri Hamza, ofroi mbështetjen e tij të plotë dhe siguroi ata që sporti në Mitrovicë do të jetë prioritet për komunën, pasi që është interes i përbashkët investimi për klubet dhe të rinjtë e qytetit.
Ai gjithashtu tha se komuna brenda mundësive reale do t’i përkrah dhe do të jap maksimumin për kampionin Muhametin, si dhe të gjithë sportistët dhe klubet tjera sportive.