22 Mars 2023

Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21 “Adem Jashari”

Prishtinë, 5 mars - Sot në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj u mbajt kampionati individual i Kosovës për U21 ku ishin të paraqitur rreth 100 pjesëmarrës të cilët garuar në pesë kategori: çifte të përziera, çifte meshkuj, çifte ferma, individuale meshkuj dhe individuale femra.
 
Fillimisht, nga ora 10:00 deri në 14:00, u zhvilluan ndeshjet e çifteve deri në shpallje të kampionëve: çifte të përziera – Fatih Karabaxhaku dhe Taibe Ruli, çifte meshkuj - Fatih Karabaxhaku dhe Blendi Hajdari dhe çifte ferma – Alma Mehmeti dhe Lene Osmani.

Pas çifteve filluan ndeshjet individuale për meshkuj dhe femra, ku pat shumë ndeshje të mira e nuk munguan edhe befasitë.

Tek femrat në gjysmëfinalen e parë u takuan Lenë Osmani dhe Alma Mehmeti të cilën e fitoj Alma me 3:1 në seta Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Shega Hashani dhe Loresa Imer ku Shega nuk lejoi befasi dhe e fitoi ndeshjen me 3-1 në seta.
Në finale Alma ishte më e koncentruar duke fituar me 3:1 e kështu mori edhe titullin e kampiones për vitin 2023 në kategorinë e femrave.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan Adriatik Maloku dhe Fatih Karabaxhaku, në të cilën Fatihu e fitoj me rezultat bindës 3:0. Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën Blend Hajdari dhe Anes Behluli, me që rast Anesi e befasoi Blendin duke fituar me 3:2.
Në finale Fatih Karabaxhaku e tregoi superioritetin e tij duke e mposhtur 3 me 0 Anesin e kështu mbrojti titullin e kampionit.

FITUESIT

Çifte të përziera
1. Fatih Karabaxhaku / Taibe Ruli
2. Blend Hajdari / Lenë Osmani, 2
3. Adriatik Maloku / Anila Hyseni
3. Aulon Bivolaku / Leoresa Imeri

Çifte femra
1. Lenë Osmani, 2 / Alma Mehmeti
2. Leoresa Imeri / Bjondina Hasani
3. Ariola Hajdari / Taibe Ruli
3. Jona Hashani / Maxhire Sojeva

Çifte meshkuj
1. Fatih Karabaxhaku / Blend Hajdari
2. Llukman Beka / Aulon Bivolaku
3. Adriatik Maloku / Elton Shemsiu, 2
3. Blend Kiseri / Land Osmani

Individuale Femra
1. Alma Mehmeti
2. Shega Hashani
3. Lene Osmani
3. Loresa Imeri

Individuale meshkuj

1. Fatih Karabaxhaku
2. Anes Behluli
3. Adriatik Maloku
3. Blend Hajdari
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)