29 Maj 2023

Ekipi rus i basketbollit përjashtohet nga Lojrat Olimpike

Paris, 19 prill - Rusia do të vazhdojë të jetë e përjashtuar nga ndeshjet ndërkombëtare të basketbollit, pasi ekipi i saj kombëtar i meshkujve nuk do të lejohet të marrë pjesë në turnetë e kualifikimeve të këtij viti, njoftoi të martën Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.

Rusia, e cila ishte e 12-ta në Kupën Botërore të FIBA-s për meshkuj në 2019, u kualifikua për herë të fundit në Lojërat Olimpike në vitin 2012, duke fituar medaljen e bronzit me një ekip ku përfshihej edhe ish-lojtari i Federatës Kombëtare të Basketbollit (NBA), Andrei Kirilenko.

“Pas rekomandimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të publikuara më 28 mars, për pjesëmarrjen e sportistëve me pasaportë ruse ose bjelloruse në garat ndërkombëtare, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s ka vendosur të mos lejojë regjistrimin e ekipit kombëtar rus të basketbollit për meshkuj”, thuhet në një deklaratë të ekzekutivit.

Në turnetë e kualifikimit, të cilat u prezantuan këtë vit, do të marrin pjesë 40 shtete, me 28 që morën pjesë në raundin e dytë të kualifikimeve të Kupës së Botës FIBA 2023, plus 12 vendet e renditura si më të mirat që nuk morën pjesë në raudin e dytë.

Bullgaria do të zëvendësojë skuadrën ruse si ekipi i radhës më i miri në Evropë. Garat do të zhvillohen nga data 12 deri më 20 gusht, me pesë fituesit që do të fitojnë vende në turneun kualifikues të FIBA-s në 2024.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)