01 Prill 2023

Chelsea i ofron rinovimin portierit, Mendy ofendohet dhe refuzon

Londër, 22 dhjetor - Drejtuesit e Chelsea-t kërkojnë të rinovojnë kontratën e portierit Edouard Mendy, teksa kontrata aktuale e senegalezit përfundon në vitin 2025.

Mirëpo, tentativa e parë e klubit për një kontratë të re gjashtëvjeçare nuk shkoi sipas pritshmërive me Mendyn që refuzoi ofertën pasi u ndje i ofenduar nga fakti që drejtuesit nuk i kishin rritur pagën sezonale.

Aktualisht, 30-vjeçari përfiton 100.000 paund në javë, ndërsa për të rinovuar pretendon të paktën dyfishin për të qenë në një nivel me portierin tjetër të londinezëve, Kepa Arrizabalaga.

Mendy që u transferua te Chelsea në vitin 2020 nga Rennes për shifrën e 22 milionë eurove, këtë sezon e nisi si titullar, por në vijim Kepa ia mori vendin dhe tashmë me refuzimin e kontratës së re, te Chelsea mund të mendojnë edhe ta largojnë nga skuadra.

Aktualisht për Mendy ka interes dhe në merkaton e ardhshme mund të mbërrijnë oferta nga Milan, Nice dhe Monaco.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)