Chelsea bën gati ofertën 100 mln euro për De Ligt
Londër, 23 janar - Sipas Don Balon, Roman Abramovich ka dhënë miratimin e tij për një ofertë të menjëhershme të Chelsea-t për Matthijs De Ligt, me londinezët që duket se do të ofrojn ë 50 milionë euro për ta marrë menjëherë në Londër.
Megjithatë, holandezi konsiderohet i paprekshëm nga Juventus-i veçanërisht në këtë merkato të dimrit.
Në kontratën e lojtarit, ndër të tjera, është përfshirë një klauzolë 125 milionë euro për prishjen e parakohshme të kontratës dhe klubi bardhezi nuk ka ndërmend të bëjë ulje.
Për ta marrë De Ligt nga Torino do të duhen të paktën 100 milionë euro. Chelsea dhe të gjithë pretendentet e tjera janë të paralajmëruara.