Shkaktohen zjarre në rajonin e Pejës
Pejë, 10 gusht - Me datën 06.08.2022, Policia është informuar për një zjarr afër fshatit Deiq-Klinë.
Njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje gjithashtu edhe njësiti i zjarrfikësve, ku si pasojë e erërave dhe sipërfaqes së madhe prej dhjetë (10) hektarëve, zjarri ka depërtuar edhe në zonën e fshatit Drenoc- Klinë dhe është dashur punë shumë e madhe e njësitit të zjarrfikësve, për ta fikur zjarrin me datën 08.08.2022.
Me datën 09.08.2022, në fshatin Tomoc-Istog, jemi njoftuar për një zjarr aksidental, ku si pasojë sipas të dëmtuarit është djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.
Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
Ne në vazhdimsi kemi apeluar tek të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, që maksimalisht të jenë të kujdesshëm nga çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarre gjatë përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyrë etj).