17 Janar 2025

Selimi: Edhe në kohën sa isha unë drejtor kishte policë të korruptuar

Prishtinë, 20 dhjetor - Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi ka bërë thirrje të mos përzihet politika vendore, as ajo ndërkombëtare, në rastin e 59 policëve të dyshuar për korrupsion.

Ai ka thënë se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij rasti, pavarësisht reagimeve.

Në intervistën dhënë për “Epokën e Re”, Selimi ka pranuar se gjatë kohës kur ka qenë drejtor i policisë ka pasur raste të përfshirjes së policëve në vepra të tilla.

Por, sipas tij, në atë kohë paligjshmëritë mbroheshin nga politika, sidomos ajo ndërkombëtare.

Selimi ka mohuar mundësinë që ky rast ta prishë imazhin e mirë që Policia e Kosovës ka brenda dhe jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)