22 Dhjetor 2024

Prokuroria shënjestron rastin "Skema", të përfshir 14 persona për pastrim parash

Prishtinë, 7 nëntor - Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale  “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)