22 Dhjetor 2024

Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in

Prishtinë, 16 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, me anë të një letre zyrtare dërguar Presidentit të Eurojust-it, Ladislav Hamran, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka nominuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm me Eurojust-in, si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB Crim Just”, i cili do të fillojë të zbatohet në Ballkanin Perëndimor nga Eurojust, në kuadër të programit IPA III.

Vendosja e këtij bashkëpunimi zyrtar ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Eurojust-it, përbënë një moment të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve të ndërsjella, që do të nxisë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe do të lehtësojë ndihmën ligjore në çështjet penale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve tjera transnacionale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)