04 Qershor 2023

Policia realizon planin operativ për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 14 maj - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka hartuar dhe është në zbatim e sipër të planit operativ ‘’Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ".

Ky plan ka shtrirje në tërë territorin e republikës dhe janë të përfshirë njësi të ndryshme të policisë dhe institucione jashtë policisë.

Policia bën të ditur se nga 10 maj deri më 13 maj nga raportimet nga tereni, janë arritur këto rezultate dhe janë shënuar këto aktivitete:

⦁    Identifikimi i 44 (katërdhjetë e katër) fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 (tridhjetë e gjashtë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë.

⦁    Identifikimi i 22 (njëzet e dy) lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 (katërmbëdhjetë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë.

⦁    Numri i të dyshuarve, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është gjithsej 16 (gjashtëmbëdhjetë) persona.

⦁    Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse.

⦁    Shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit janë referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj.


Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 qershor 2023 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të debatohet për situatën në veri të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra për karrierë dhe alumni e Universitetit të Prizrenit organizon Panairin e Punës dhe Karrierës. (Galeria Shopping Mall, ora 10:00)

 - Organizohet përurimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj. (Fshati Carrabreg, pranë Ambulantes  ora 10:30)

- Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit dhe Bashkësinë Islame të Hanit të Elezit, organizojnë aktivitetin e dhurimit të gjakut. (Qendra e Kulturës "Imri Curri" në Han të Elezit, ora 11:00)

- Organizata Plus Kult organizon promovimin e krijimtarisë letrare të poetit Ahmet Pllana, në shenjë të 50 Vjetorit të krijimtarisë. (Salla e Plus Kult në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në sallën e Asamblesë Komunale organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar atdhetarit, Adem Ukëhaxhaj. (Asamblea Komunale e Pejës, ora 14:00)

- Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon promovimin e antologjisë poetike "Girl of Monday",  e cila vjen në tri gjuhë: shqip, holandisht dhe anglisht. (Objekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ora 18:00)