22 Dhjetor 2024

Ministri Mehaj u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht

Berlin, 5 shtator - Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë - Bundeswehr, u prit nga homologia e tij, Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj.

Me këtë rast krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive.

Nga ana e tij, krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, Ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë .

Nga ana e saj, Ministrja Lambrecht shprehu mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)