22 Mars 2023

Ministri Mehaj shpallet qytetar nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri

Mat, 15 mars - Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj  është shpallur  qytetar nderi i Bashkisë së Matit në Shqipëri.  Një atmosferë të ngrohtë vëllazërore  nga kryetari Bashkisë së Matit zoti  Agron Malaj, Ministrit Mehaj ju dha titulli “Qytetar nderi”, për kontributin e tij personal në  misionet e FA të Shqipërisë si dhe kontributin e tashëm si Ministër i Mbrojtjes në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të mbrojtjes si dhe dy ushtrive të vendeve tona,  Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas fjalëve falënderuese Ministri Mehaj e përmendi faktin e rëndësishëm që lidhet me qytetin e Burrelit dhe bashkinë e Matit duke theksuar se: “Në krye të luftës tonë çlirimtare ishte komandanti Legjendar Adem Jashari, ai dhe shumë ushtarë të UÇK-së u stërvitën në Shqipëri, konkretisht në Burrel dhe derisa po vija rrugës e ndjeja se po i afrohesha komandantit tonë, po i afrohesha burimit të përgatitjes e organizimit të UÇK-së, qarkut të Bashkisë Mat, po i afrohesha Burrelit.

Siç kam deklaruar në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur pranova medaljen nga shefi i shtabit të përgjithshëm të FARSH, z. Xhemail Gjunkshi që:"Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar", këtë e them edhe sot këtu para jush.

Rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetësisë ka kaluar pikërisht përmes jush, përmes këtij vendi ku jemi sot. Sot 25 vite pas, jemi sërish këtu në këtë vend me të cilin e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë.

Në emrin tim dhe në emër të shqiptarëve të Kosovës, ju falënderoj përzemërsisht. Atë që keni bërë për ne, nuk e harrojmë asnjëherë

Për fund, dua t’iu përgëzoj për punën që keni bërë dhe po bëni në shërbim të qytetarëve këtu, në përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre.

Uroj që t’iu shërbejmë më përkushtim dhe përulësi gjithmonë sepse këta njerëz meritojnë shumë.

Vizitojeni sa më shumë dhe sa më shpesh Kosovën, ne ju presim me krahë të hapur gjithmonë.

Faleminderit të gjithëve, është vërtetë nder për mua që më keni dhënë titullin "Qytetar nderi".

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)