Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic viziton Kosovën
Prishtinë, 9 shtator - Sot në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, me delegacionin e tij të lartë.
Me këtë rast, ai do të pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime tête-à-tête dhe në nivel të delegacioneve.
Në fund, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, të dy ministrat do të adresohen me deklaratë për media.