Kryeshefi i IPK-së pritet nga Drejtori i Inspektoratit të Sigurisë Çeke
Pragë, 8 mars - Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë po zhvillon një vizitë zyrtare në Pragë të Çekisë, ku zhvilluan takime me Drejtorin e përgjithshëm të Inspektoratit Gjeneral të Forcave të Sigurisë Radim Dragoun dhe zyrtarë të lartë të këtij institucioni.
Pjesë e takimit ishte edhe Ambasadorja e Kosovës në Çeki znj. Albesiana Iberhysaj me angazhimin e së cilës ka filluar bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Dy krerët e institucioneve vlerësuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe praktikave të mira në fushën e mbikëqyrjes policore dhe në veçanti parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale.
Palët u pajtuan për konkretizimin e bashkëpunimit përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit, përmes te cilit parashikohen, përveç shkëmbimit të informacioneve edhe aktivitet të përbashkëta si trajnime, shkëmbim të ekspertëve dhe specialistëve si dhe organizmin e seminareve dhe konferencave të përbashkëta.
Drejtori Inspektoratit Gjeneral të Çekisë të mirëpriti ftesën e Kryeshefit të IPK-së për vizituar Kosovën, vizitë në të cilën do të nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve.