21 Dhjetor 2024

Komisioni i Venedikut sërish konfirmon adresimin e gjitha komenteve në Ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Prishtinë, 23 mars - Komisioni i Venedikut ka publikuar një Opinion përcjellës me anë të së cilit sërish ka konfirmuar se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifkueshme i miratuar në Kuvend ka adresuar të gjitha komentet e Komisionit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë së më ketë Komisioni konfirmon se Ligji ka krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë, ka përcaktuar saktë procedurën e verifikimit, dhe ka përmirësuar garancitë e të drejtave të njeriut për subjektet në procedurë, ndër tjerash.

Komisioni i Venedikut po ashtu edhe ka lavdëruar nismat legjislative të Qeverisë për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe paratë e fituara në mënyrë të paligjshme.

"Jemi falenderues ndaj Komisionit, për kontributin dhe bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e reformës në drejtësi në Kosovë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira", ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)