Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur dyzetenjë 41 aktakuza kundër 44 personave
Prishtinë, 7 shkurt - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj pesë (5) personave për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) personi, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.