Gazmend Hoxha emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Prishtinë, 8 mars - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë vendim që Gazmend Hoxha të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Gazmend Hoxha prej kohësh ka mbajtur pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Ai ka qenë deri tash drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh ndër më të vlerësuarit në këtë institucion.
Policia e Kosovës ka mbetur pa drejtor që nga gushti i vitit të kaluar pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit.