29 Maj 2023

EULEX prezanton raportin monitorues për aplikimin e lirimit me kusht

Prishtinë, 18 maj - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) do ta prezantojë Raportin Monitorues të tij për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022.

Ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet e Kosovës lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën.
 
Pjesë e prezantimit do të jenë edhe Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Lars-Gunnar Wigemark, Shef i Misionit EULEX, Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)