29 Mars 2023

BE-ja në Kosovë ndihmon luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, e mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, filloi sot një fushatë për informimin e publikut e cila promovon rolin e saj në kontrollin e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët, parandalimin e konfliktit të interesit si dhe hetimin e raporteve të sinjalizimit.

Fushata e quajtur Për Kosovën pa korrupsion, e cila i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin, fillon pas miratimit të ligjeve të reja të cilat e forcuan mandatin e Agjencisë duke i dhënë kompetenca dhe detyra shtesë, përfshirë sanksionimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve dhe vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacion.

“Legjislacioni i ri qartëson mandatin parandalues të Agjencisë si dhe e pajisë atë me mjete thelbësore për parandalimin e korrupsionit. Për më tepër, roli i pranisë së BE-së në Kosovë përkitazi me përpjekjet e institucioneve të Kosovës kundër korrupsionit është vendimtar”, tha drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë, kjo fushatë do të përfshijë pesë video dhe një broshurë të cilat ofrojnë informata për mandatin e Agjencisë, mënyrat se si publiku mund të raportojë korrupsionin, si dhe për gjobat dhe sanksionet me të cilat mund të përballen zyrtarët dhe institucionet nëse nuk e respektojnë ligjin.

“BE-ja e mbështet Kosovën në luftën kundër korrupsionit me qëllim që ta ndihmojë të afrohet me BE-në. Sigurimi i sundimit të ligjit është qëllimi ynë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke përfshirë edhe këtë fushatë”, theksoi ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Ne ishim të lumtur të mirëpresim miratimin nga Kuvendi i Kosovës në fillim të kësaj vere të disa ligjeve kyçe për parandalimin e korrupsionit nga Kuvendi përfshirë këtu edhe Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjin për Deklarimin e Pasurisë."

"Të dyja këto ligje janë pjesë e Agjendës së Reformave Evropiane të Kosovës. Tani është koha për zbatimin e plotë të tyre dhe për t’i ndarë Agjencisë të gjitha burimet që i nevojiten për zbatimin e mandatit të saj”.

BE-ja në Kosovë është duke punuar si me legjislativin edhe me ekzekutivin për të ndihmuar në harmonizimin e ligjeve dhe praktikave të Kosovës me ato të BE-së si pjesë e procesit të integrimit në BE.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)