29 Maj 2023

Banorët e Ferizajit performojnë lidhur me problemin e lejeve të ndërtimit

Ferizaj, 19 maj - AVONET dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti do të organizojnë një performancë në dy pika të rëndësishme të qytetit në lidhje me problemin e lejeve të ndërtimit dhe mungesën e veprimeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Motivi kryesor i kësaj performancës është se Komuna ka vazhduar të lëshojë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin e planifikimit hapësinor që prej vitit 2017.

Kjo praktikë e paligjshme sipas Avonet ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët dhe ka ndikuar negativisht në zhvillimin urban të lagjëve dhe ndaj Prokurorisë Themelore në Ferizaj për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj mungesës së veprimeve nga ana e Prokurorisë në adresimin e këtyre çështjeve.

Gjatë performancës së planifikuar nga aktivistat dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti, do të vendosen tenda para Komunës së Ferizajt në ora 11 dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj në ora 11.30.

Ky veprim synon të simbolizojë kundërshtimin dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj sjelljes së paligjshme të këtyre institucioneve në lidhje me lejet e ndërtimit dhe mbrojtjen e ligjshmërisë.

Gjatë kësaj performance, në ora 12:00, organizatorët do të mbajnë një deklaratë për media në të cilën ata do të shprehin qëllimet dhe kërkesat e tyre lidhur me problemin e lejeve të ndërtimit dhe mungesën e veprimeve institucionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)