Shënohet Dita Botërore e Shëndetit
Prishtinë, 7 prill - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Drejtoria pÑr ShÑndetÑsi nÑ Prishtinë do të organizojë një aktivitet të zgjeruar në Komunën e Prishtinës për të shënuar këtë ditë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijësimi i qytetarëve lidhur me ruajtjen e shëndetit përmes edukimit dhe promovimit shëndetësor të ofruar nga stafi jonë gjatë këtij aktiviteti.
Ky aktivitet do tÑ organizohet nÑ bashkÑpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, pÑrkatÑsisht me departamentin mjekÑsor tÑ FSK dhe studentÑt e Kolegjit Universum.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të vizitojnë ekipet mjekësore në Tendën në "Sheshin Zahir Pajaziti", për të parë nga afër punën e tyre.
Po ashtu organizata YMCA në bashkëpunim me Koalicionin K10 dhe nën mbështetjën e UNFPA në kuadër të shënimi të Ditës Botërore të Shëndetit do të organizoj aktivitet për ndërgjegjësimin e femrave për Higjienën Menstruale dhe promovimin e mbrojtjës së ambientit duke përdorur kupa menstruale të cila ripërdoren dhe janë miqësore ndaj natyrës.
Ky aktivitet do të zhvillohet tek monumenti i New Born gjatë të cilit do të shpërndahen Kupa Menstruale falas së bashku me fletëpalosje me udhëzime për përdorim dhe rëndësinë e mbajtës së Higjienës Menstruale.