21 Dhjetor 2024

Rreth 250 milionë persona në Kinë janë prekur nga koronavirusi

Pekin, 24 dhjetor - Në Kinë, Covid është rikthyer duke u përhapur në mënyrë të frikshme. Mediat ndërkombëtare raportojnë se vetëm këtë muaj janë prekur 250 milionë persona, ose 18% e popullsisë.

Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit.

Raporti u bë i ditur nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit. Sipas të dhënave janë prekur afërsisht 18% e popullsisë, një shifër që dëshmon për shpërthimin më të madh të Covid deri më sot në nivel global.

Rezultatet u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

Në mediat sociale kineze u raportuan të dhënat, por autoritetet e Pekinit nuk bënë asnjë koment për këtë situatë.

Vetëm në një ditë rezultojnë të infektuar 37 milionë persona në të gjithë Kinën, por në raportet zyrtare këto të dhëna figuruan të reduktuara në 3 mijë 49 të prekur.

“Financial Times” tha se ishte Sun Yang, një zëvendësdrejtor i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që ua prezantoi shifrat zyrtarëve gjatë konferencës me dyer të mbyllura.

Zyrtari shpjegoi se shkalla e përhapjes së Covid në Kinë ishte ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan ishin tashmë të infektuar, sipas “Financial Times”.

Shifrat rekord të rasteve të reja me covid pasojnë vendimin e Kinës në fillim të dhjetorit për të hequr regjimin e rrepte te izolimit pas protestave të qytetarëve për hapjen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)