29 Maj 2023

QKUK, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës

Prishtinë, 26 prill - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se sot në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës.

Këto intervenime kryhen në bashkëpunim me mjekë nga Klinika e Urologjisë - FIRAT University Elazig Turqi.

 Intervenime do të transmetohen në kohë reale në Qendrën  Kombëtare të Telemjekësisë, në ShSKUK, ku përfaqësuesit e medieve janë të mirëseardhur në Qendrën e Telemjekësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)