QKUK: Në Gjinekologji kryhen 2.031 lindje
Prishtinë, 19 mars - Nga 1 janari deri më 19 mars të këtij viti, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 2.031 lindje, prej tyre 564 me prerje cezariane apo operacion. Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka bërë të ditur se në muajin janar, janë kryer gjithsejtë 784 lindje, 227 me prerje cezariane, kurse në muajin shkurt, janë kryer 737 lindje, 202 prej tyre më prerje cezariane.
Në muajin mars përkatësisht deri më 19 mars sipas tij janë kryer 510 lindje. Në vitin 2009, ishin kryer 10.956 lindje me 11.211 të porsalindur duke përfshirë të gjithë të porsalindurit me peshë trupore prej 500g më tepër.
Fazliu ka thënë së shtetaset e huaja që kanë lindur në klinikë janë 18, të porsalindur me peshë të ultë trupore 2500 gram, kanë qenë 1.121 ( 9.9%). "Gjatë vitit 2009, në ambulancën e pranimit në klinikë janë ekzaminuar 22.529 paciente, prej tyre 18.578 janë pranuar në klinikë për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërsa në ambulancat specialistike numri i të ekzaminuarave ka qenë 12.603 Janë kryer 133 dështime artificiale pasi që pacientet kanë bërë kërkesë", ka theksuar ai.
Nga Prishtina me rrethinë sipas Fazliu kanë qenë 3130 (28.6%) lindje. Ndërsa participimi me lindje i komunave tjera është: Besiana 1594 (14.5 %), Lipjani 869 (7.9%), Drenasi 783 (7.1%), Ferizaj 658 (6.0 %) Numri i lindjeve të kryera me prerje cezariane ka qenë 2.878 (26.2%), dhe janë kryer edhe 3.906 ndërhyrje të tjera obstetrike. Në klinikë, në sallat e operacionit, gjatë vitit 2009 janë kryer 3.856 operacione të mëdha dhe të vogla.
"Klinika Obstetrike Gjinekologjike, funksionon në kuadër të QKUK-së dhe disponon me hapësirë prej rreth 23.000 m2, me gjithsej 377 shtretër po ashtu, 16 shtretër të kujdesit intensiv (prej tyre 138 obstetrikë, 123 gjinekologjik dhe 16 të kujdesit intensiv), 120 shtretër për të porsalindur dhe 32 shtretër për kujdes intensiv neonatologjik", ka pohuar Fazliu.
Klinika e Gjinekologjisë me Obstetrikë, pos kujdesit shëndetësor në tri nivele sipas tij në të njëjtën kohë shërben edhe si institucion edukativo-arsimor për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, stomatologjisë, mamisë, nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë dhe në të njëjtën kohë shërben si institucion i trajnimit të specializantëve nga obstetrika me gjinekologji, neonatologjia dhe specializime të tjera sipas programeve specialistike.
Në klinikë ofrohen shërbimet e tre niveleve mjekësore : primar, sekondar dhe terciar
- Shërbimet primare: ambulancat specialistike, ultratingulli, këshillimorja për shtatzëna, kolposkopia, etj.
- Shërbimet sekondare: lindjet dhe intervenimet tjera kirurgjike për regjionin e Prishtinës.
- Shërbimet terciare: qendër referuese për rastet obstetrike dhe gjinekologjike nga tërë Kosova.
Në klinikë, janë të punësuar 329 punëtorë, prej tyre 64 mjekë specialistë obstetër / gjinekolog dhe pediatër / neonatolog, një biolog në kabinetin e citogjenetikës (profesor në FM ) 8 doktorë të shkencave mjekësore 7 prej tyre profesor të Universitetit të Prishtinës, 7 magjistra të shkencave mjekësore, dhe 246 infermiere obstetrike dhe pediatrike.
Në këtë klinikë momentalisht janë duke kryer stazhin e specializimit nga gjinekologjia me obstetrikë dhe neonatologji 17 mjekë.
Po ashtu, punojnë 5 mjekë specialistë anesteziolog, 19 anestezist. Klinika është e organizuar në disa njësi organizative apo reparte .