21 Dhjetor 2024

QIKA mban aksion kundër taksës 18% për produktet menstruale

Prishtinë, 11 tetor - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) organizon aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës kundër taksës 18% për produktet menstruale.

Në Kosovë nuk ka pasur asnjë iniciativë të institucioneve publike për të zbutur varfërinë menstruale, përkundrazi pecetat menstruale sipas Ligjit për TVSH nuk bëjnë pjesë në produktet esenciale dhe si të tilla taksohen 18%.

Të kesh menstruacione një herë në muaj nënkupton edhe stresin për të gjetur një mënyrë për të blerë produkte që janë domosdoshmëri për të menaxhuar ato. Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht.

Në Kosovë afër 80% e grave janë jashtë tregut të punës. Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale.

Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin si lecka, në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet.  

QIKA kërkon që pecetat menstruale dhe tamponët të shtohen në listën e mallrave me tatim zero.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)