31 Maj 2023

Pirja e duhanit dëmton jetën tuaj të dashurisë

Prishtinë, 10 prill - Një hulumtim i ri zbulon se pirja e duhanit dëmton jetën tuaj të dashurisë. Në përgjithësi, duhanpirësit marrin 52.7% më pak përputhje në krahasim me ata që nuk pijnë duhan.

Hulumtimi ofron njohuri unike mbi ndikimin që ka pirja e duhanit në njohjet online, duke hedhur dritë kështu se si ky zakon ndikon në jetën e dashurisë së njerëzve.

Çuditërisht, femrat që nuk pinë duhan marrin gjithsej 63.6% më shumë përputhje sesa femrat duhanpirëse në njohje online.

A keni dalë ndonjëherë me një duhanpirës? Apo sa prish punë pirja e duhanit në një lidhje për ju?

Një gjë është e sigurtë; të gjithë duhanpirëseve dhe jo-duhanpirëseve, iu ka shkuar mendja të pasurit një partner duhanpirës.

Një hulumtim i fundit nga dua.com ka zbuluar lidhje interesante midis pirjes së duhanit dhe njohjeve online, duke dhëne kështu një perspektivë të thellë mbi mënyrën sesi zakonet tona mund të ndikojnë edhe në jetën tonë të dashurisë.

Analiza e mbi 460,000 përdoruesve brenda aplikacionit zbuloi të dhëna interesante në lidhje me pirjen e duhanit.

Për shembull, duhanpirësit mund të kenë vështirësi në gjetjen e partnerëve për shkak të faktit se jo-duhanpirësit duket se janë më të dëshiruar nga partnerët e mundshëm. Më specifikisht, përdoruesit që nuk pinë duhan morën 111.4% më shumë përputhjes sesa ata që janë duhanpirës.

Duke komentuar rezultatet, Eduard Luta - zëdhënës në dua.com - tha “Edhe pse rezultatet konfirmojnë atë që shumë njerëz tashmë veçse supozojnë, statistikat janë prapë befasuese, duke treguar kështu se një jetesë e shëndetshme jo vetëm që ndikon pozitivisht në mirëqenien tuaj, por gjithashtu ka një ndikim pozitiv dhe në jetën tuaj të dashurisë.”

Rezultatet e hulumtimit përputhen me këtë deklaratë, duke treguar një ulje të atraktivitetit ndaj duhanpirësve.

Hulumtimi zbuloi se femrat jo-duhanpirëse (63.6%) preferohen më shumë për dallim nga femrat duhanpirëse, duke theksuar rëndësinë e shprëhive të shëndetshme gjatë kërkimit të një partneri të mundshëm.

Në mënyrë të ngjashme, hulumtimi zbuloi se e njejta vlen edhe për meshkujt, por në një masë më të vogël (48.4%) të përdoruesve që tregojnë një preferencë për jo-duhanpirësit ndaj duhanpirëseve.

Duke komentuar rezultatet, Eduard Luta - zëdhënës në dua.com - tha: “Edhe pse rezultatet konfirmojnë atë që shumë njerëz tashmë veçse supozojnë, statistikat janë prapë befasuese, duke treguar kështu se një jetesë e shëndetshme jo vetëm që ndikon pozitivisht në mirëqenien tuaj, por gjithashtu ka një ndikim pozitiv dhe në jetën tuaj të dashurisë.”

Hulumtimi gjithashtu analizoi grupmoshën dhe zbuloi se 18-24 vjeç janë duhanpirësit më aktivë dhe zakoni i tyre i pirjes së duhanit është shoqëruar me sukses dukshëm më të ulët në njohje online.

Duhanpirësit morën 48% më pak përputhje në krahasim me bashkëmoshatarët që nuk pinë duhan.

Rezultatet e hulumtimit ishin veçanërisht interesante pasi treguan se grupmosha e 25-34 vjeçarëve kishte një përqindje më të lartë të përdoruesve që nuk pinë duhan.

Kjo sugjeron që individët në këtë grupmoshë kanë më shumë gjasa t'i japin përparësi një stili jetese më të shëndetshëm dhe të jenë më të mirë në njohje online.

Në një botë ku dashuria është vetëm një swipe larg nga ti, hulumtimi ka zbuluar se zakoni i pirjes së duhanit mund të ndikojë në shanset për t’u njoftuar me dikë.

Prandaj, nëse jeni duke kërkuar të përmirësoni jetën tuaj të dashurisë, ndoshta është koha ta lini cigaren dhe t'i jepni përparësi  shëndeti tuaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2023

- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO në partneritet me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Deutsche Welle, mbajnë konferencën përmbyllëse të ciklit të dytë të programit “Transmetuesit e Paqes: Fuqizimi i gazetarëve të rinj si raportues të paqes”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shënon Ditën Botërore pa Duhan me moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” do të ndërmarrë aksion për shkyçje në tri objekte banesore në Prishtinë. (Nisja e organizuar nga objekti i KRU “Prishtina”, Emshir, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla salla C 301, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

- Promovohet libri "E vërteta e aktorit" e autorit Naim Berisha. (Amfiteatri i Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie lidhur me situatën aktuale në veri. (Selia e LDK-së te Qafa, ora 13:30)