06 Dhjetor 2024

Përmes një instalacioni përmbyllën aktivitetet e muajit të kancerit të gjirit

Prishtinë, 30 tetor - Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA në mbështetje të Fondacionit Jahjaga dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, do të përmbyllë aktivitetet e shënimit të muajit të kancerit të gjirit, sot përmes një instalacioni në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Instalacioni që përbënë një material ngjyrë rozë i cili do të lëshohet nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do t'i shërbejë vetëdijiësimit të përgjithshëm për rëndësinë e kujdesit dhe kontrollave të rregullta në diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit.  

Marshi tradicional këtë vit nuk do të zhvillohet për shkak te masave në zbatim për mbrojtje ndaj pandemisë.

Pjesëmarrës në lansimin e këtij instalacioni do të jenë: Znj. Atifete Jahjaga, ish Presidente e Kosovës, Znj. Nafije Latifi, udhëheqëse e Jeta/Vita dhe Znj. Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)